Kthehu lart

Fondacioni “Golden Eagle” ndërton edhe një shtëpi

Fondacioni “Golden Eagle” ndërton edhe një shtëpi GazetaExpress

Fondacioni “Golden Eagle” sot dorëzoi çelësat e shtëpisë së re, familjes së Xhafer Azemit nga fshati Prekallë komuna e Istogut.

Të pranishëm ishin Drejtori i Fondacionit Humanitar 'Golden Eagle' Shaqir Palushi dhe Kryetari i Komunës së Istogut Haki Rugova .

Kjo është shtëpia e pestë që ky Fondacion ka ndërtuar gjatë këtij viti, ndërsa mbrenda dy javësh do të përfundon dhe ndërtimi i shtëpis së gjashtë në fshatin Makerrmal, komuna e Skenderajit .

Fondacioni “Golden Eagle” është themeluar nga Kompania Frutex në Therandë  në vitin 2015, dhe që atëherë ky Fondacion ka ndarë donacione për institucione shëndetsore, institucione shkollore, bursa për student dhe familje në nevojë, vlera e të cilave është mbi 300 000 euro.

    Data: 08 Dhjetor 2017 16:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera