Kthehu lart

Fillon asfaltimi i rrugës në Pirq të Mitrovicës

Fillon asfaltimi i rrugës në Pirq të Mitrovicës GazetaExpress E premte, 19 Maj 2017 19:15

​ Rruga e fshatit Pirq të Mitrovicës ka nisur këtë të premte që të asfaltohet.

Kryetari i komunës Agim Bahtiri, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për infrastrukturë dhe shërbime publike,  Besnik Beka, kanë marrë pjesë në  fillimin e rregullimit të rrugëve  në  këtë fshat.

Me këtë rast Bahtiri bëri të ditur  se të gjitha rrugët në këtë fshat tani do të jenë të rregulluara e asfaltuara sipas standardeve të parashikuara.

Shuma e tërësishme e projektit për rregullimin e rrugëve në Pirq,  arrin  vlerën rreth 200.000 Euro .

“Jo vetëm në fshatin Pirq, por edhe nëpër vende të tjera në rajonin e Mitrovicës, ne po mundohemi t’i realizojmë projektet tona për asfaltimin e rrugëve”.

“Punët në këtë drejtim  po shkojnë  shumë mirë, problemet në infrastrukturë po zgjidhen një nga një, ndërkohë që banorët janë të kënaqur me punët që po bëhen”, ka thënë kryetari Bahtiri.

    Data: 19 Maj 2017 19:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera