Kthehu lart

Fakte të tmerrshme nga Siria: Njerëzit po hanë plehra për të jetuar

Fakte të tmerrshme nga Siria: Njerëzit po hanë plehra për të jetuar GazetaExpress

"Sirianët po vuajnë për nevojat minimale të jetesës, ata po ushqehen me plehra dhe po flenë të uritur", thuhet në një raport të Programit të Ushqimit Botëror i U.N.

Rreth 174,500 njerëz u detyruan të miratojnë "strategjitë përballuese" të emergjencës, tha raporti i WFP-së.

"Kjo përfshin konsumimin e ushqimit të skaduar, kalimin e ditëve pa ngrënë, lypjen dhe angazhimin në aktivitete me risk të lartë për të marrë ushqim. Për më tepër shumë raste ku fëmijët kanë humbur jetën nga uria".

Megjithëse toka është bujqësore dhe e punueshme në Siri, është ose në vijën e frontit të konfliktit ose është shënjestruar nga snajperët, thuhet në raport.

Ndonëse Damasku është vetëm 15 km larg, 700 gramë bukë është 85 herë më e shtrenjtë në Ghouta Lindore, thuhet në raport.

"Vajza ime bërtet çdo herë sepse ajo e di ditën kur nuk është radha e saj për t'u ushqyer dhe fle me stomakun bosh", tha një grua siriane.

    Data: 23 Nentor 2017 14:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera