Kthehu lart

Eskalon lufta e Vetëvendosjes në FB, tash përplaset Fisi me Liburnin

Eskalon lufta e Vetëvendosjes në FB, tash përplaset Fisi me Liburnin GazetaExpress

Se kush po e thotë të vërtetën, e kush jo, për atë se si u zhvillua gjithë kriza në Vetëvendosje mbetet të shihet. Megjithatë, thellimi i kësaj përçarjeje po vazhdon. Kjo organizatë që dikur shpërfaqej si “të gjithë për një, e një për të gjithë”, nuk ekziston më. E lufta virtuale përmes Facebook-ut po vazhdon në mes tyre

Tash deputeti Fisnik Ismaili ka reaguar ndaj një deklarate të Liburn Aliut, pasi ky i fundit e quajti tendencë përçarëse të Dardan Molliqajt, i cili ka cituar Albin Kurtin të ketë thënë se Shpend Ahmeti po bën luftë kundër tij me ambasadat e huaja.

“Në mbledhjen e fundit që Kryesia e Lëvizjes mbajti me Grupin tonë Parlamentar, Albini e pati sqaruar se ajo çka ka thënë Dardani se ka thënë Albini për Shpendin është gënjeshtër. Përsëritja e gënjeshtrës pavarësisht demantimit të saj tregon për tendencën përçarëse të Dardanit”, ka shkruar Aliu në Facebook, që zgjoi më pas reagimin edhe të deputetit Fisnik Ismaili. Ky i fundit, në statusin e tij, i ka dalë në mbrojtje Shpend Ahmetit.

Postimi i Fisnik Ismailit në Facebook:

Për hir të korrektësisë edhe të vërtetës, Liburn:

Edhe unë isha në atë mbledhje kur u konfrontue Albini me pyetjen se a ka thanë vërtetë se Shpendi është i dërguem prej ambasadave.
Albini nuk e mohoi që ka thanë qashtu. Madje vazhdoi me e dhanë një spjegim të pakuptimtë në lidhje me Dell-in në 2010. Really?
7 vjet pune, përkushtimi e dashnije, edhe me ia përmendë Dellin prapë?
Prandej jo, Liburn. Albini as nuk e mohoi që ka thanë, as nuk na bindi qaty që i beson Shpendit.
Të lutem mos e përdor Shpendin si mjet në betejën tande me Molliqajn. Të paktën jo në qet rast, kur po del se ky i fundit s'paska rrejtë. Inçizimet e mledhjes janë.
Për ma tepër, edhe vetë Shpendi tha që e ka dëgjue këtë edhe prej njerëzve të tjerë të afërt me Albinin.
Shpendin lene rahat, se nëse dikush në qat Lëvizje i ka dhanë zor me e mbajtë bashkë, është pikërisht ky njeri, pavarësisht sa gjanat e padrejta për të po del se janë thanë e mendue.
Të vërtetën, Liburn, thuje si burrat, edhe pranoje si burrat. Çka ke ti me Molliqajn, problem i yt, veç me e keqpërdorë mirësinë e Shpendit, valla unë reagoj, nëse s'reagon ai.

    Data: 25 Janar 2018 15:06
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera