Kthehu lart

​Enver Shala: Nuk e mashtrova gjermanin, këtë e bëri Bekim Hamza (Video)

​Enver Shala: Nuk e mashtrova gjermanin, këtë e bëri Bekim Hamza (Video) GazetaExpress E martë, 25 Gusht 2015 19:36

Enver Shala numëron plot 20 vjet miqësi me Bekim Hamzën, por se do të mashtrohej një ditë nga ai, thotë të mos e ketë pritur.

Shala bashkë me Hamzën po akuzohen nga shtetasi gjerman Ëellner Kohler, se e kanë mashtruar, duke ia marrë rreth gjysmë milioni euro, raporton KTV.

Por, Shala shprehet se është i pafajshëm, duke thënë se fajtor i vetëm është Hamza.

Shala ka rrëfyer ngjarjen e vitit 2012, kur sipas tij, kishte pranuar të bashkëpunonte me Hamzën, pasi ky i fundit i kishte thënë se bëhej fjalë për një investim në Kosovë.

Por, Shala, me të kuptuar se është mashtruar, ka tentuar të takojë Hamzën dhe gjermanin që të sqarohet me ta, përcjell koha.net. Ai ka mohuar se e ka shantazhuar gjermanin.

Shala thotë se e takoi atë për të vetmen arsye, që të pastrojë emrin e Kosovës. Ndërkohë, Shala e akuzon Hamzën se e ka kërcënuar me jetë dhe për këtë thotë se ka dëshmi.

Sidoqoftë, Shala thotë se është i gatshëm t’i përgjigjet drejtësisë, në procesin gjyqësor që e pret në shtator. Ndërkohë, Bekim Hamza, i kontaktuar nga Kohavisioni, nuk ka pranuar të flasë.

“Më nxorët mbrëmë në lajme e në gazetë, nuk dua të flas më”, ka thënë ai.


Akuzat e gjermanit by GazetaExpressTV
    Data: 25 Gusht 2015 19:36
    Autori: GazetaExpress

    Merr lajmet e fundit

    Të tjera