Kthehu lart

​Enver Hasani ka gënjyer, Aleksandër Lumezi ka kryer provimin e Jurisprudencës (Të gjitha provat) 

​Enver Hasani ka gënjyer, Aleksandër Lumezi ka kryer provimin e Jurisprudencës (Të gjitha provat)  GazetaExpress E martë, 14 Nentor 2017 17:31

Prokuroria e Shtetit ka hequr dilemat për dyshimet e ngritura për dosjen e provimit të Jurisprudencës së Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi. Hetimi i kryer nga Prokuroria e Themelore e Prishtinës ka pasur me publikimin e dëshmive të plota të cilat hedhin poshtë çdo pretendim të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, të bëra në ditën kur u dënua për korrupsion sa ishte rektor i UP’së. 

Njoftimin për rezultatet e hetimit të dosjes së Lumezit e ka bërë Prokuroria e Shtetit të martën, duke e bashkangjitur komplet dosjen e provimit të Jurisprudencës së Kryeprokurorit. 

Gjetjet përfundimtare të hetimit zyrtar të kryer nga Prokurori Kujtim Munishi, të monitoruara nga një prokuror i huaj i EULEX’it, janë se “dosja e z. Lumezi për provimin e jurisprudencës është konform dispozitave dhe procedurave të atëhershme për administrimin e këtij provimi” dhe se “Lumezi në mënyrë të pakontestueshme e ka dhënë provimin e jurisprudencës”. 

“(3) gabimet administrative-teknike në regjistrat zyrtarë si dhe mënyrat e atëhershme manuale e jo të përsosura për korrigjimin e tyre, siç ishte përdorimi i llakut të bardhë për korrigjimet në tekst, ishin rezultat i menaxhimit të mangët të regjistrave zyrtar nga shërbyesit e atëhershëm civil, që ishin përgjegjës për mirëmbajtjen e librave të provimit të jurisprudencës, dhe këto gabime nuk mund t’iu atribuohen kandidatëve për provim, siç këtë e kanë bërë z. Hasani dhe disa media që i kanë besuar atij”, thuhet në njoftim. 



    Data: 14 Nentor 2017 17:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera