Kthehu lart

Edhe Vetëvendosje kërkon interpelancë lidhur me rritjen e pagave

Edhe Vetëvendosje kërkon interpelancë lidhur me rritjen e pagave GazetaExpress

Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes ka dorëzuar kërkesën për interpelancë ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, lidhur me vendimin për rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! nëpërmjet deputetes Albulena Haxhiu dhe deputetëve nënshkrues dorëzoi sot kërkesën për Interpelancë për Kryeministrin Haradinaj, lidhur me vendimin për rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë, pagën minimale dhe pagesat e skemës sociale”, thuhet në njoftimin për media.

“Presim nga Kryesia e Kuvendit që sa më parë dhe me prioritet të lartë ta caktojë në rendin e ditës këtë kërkesë tonën për shkak të rëndësi së madhe të kësaj teme dhe shqetësimit po ashtu të madh nga qytetarët e të gjitha grupimeve shoqërore”.

“Grupi ynë do ta dërgojë po ashtu në Gjykatë Kushtetuese vendimin joligjor dhe të padrejtë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritjen e pagave të zyrtarë të lartë politikë”.

Një kërkesë të njëjtë gjatë ditës e ka dorëzuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Data: 25 Janar 2018 16:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera