Kthehu lart

E tmerrshme: Nëna rreh fëmijën 3 vjeç deri në vdekje vetëm pse nuk e duronte

E tmerrshme: Nëna rreh fëmijën 3 vjeç deri në vdekje vetëm pse nuk e duronte GazetaExpress

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një nënë ka rrahur fëmijën e saj vetëm 3 vjeç derisa ia ka shkaktuar vdekjen

“Nuk pushonte së qari, bënte shumë naze, e rraha se doja të kuptonte”. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në mes të janarit dhe fëmija i dhunuar vetëm 3 vjeç e 8 muaj arriti i vdekur në poliklinikën e Modenas.

Mësohet se ishte vetë nëna, me origjinë moldave, e cila ka çuar fëmijën në spital si dhe ka treguar mbi ngjarjen e rëndë.

Në hetimet e policisë është përfshirë edhe partneri i saj, i cili është shqiptar.

Burime nga policia mësohet se shqiptari është me precedent penal pasi ka disa akuza për prostitucion.

Gruaja, një 27-vjeçare moldave, ka pranuar se e ka rrahur fëmijën, me një dëshmi që ka lënë pa fjalë hetuesit. ”E rraha se bënte shumë kapricio. Doja vetëm të pushonte e të mos qante më, por nuk mendova se do vdiste”- ka thënë ajo. /albeu.com/

    Data: 17 Shkurt 2017 14:54
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera

    • Lajm fantastik për shqiptarët në Gjermani

      Lajm fantastik për shqiptarët në Gjermani 0

    • Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

      Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit 0