E dhimbshme: Nëna kosovare që ha bukë 4-ditëshe për t’ua kursyer miellin fëmijëve (Video)

Nëna po rrit dy fëmijë jetimë vetëm nga vitrat, ajo vetë ushqehet me bukën e katër ditëve që t’ua kursejë miellin fëmijëve të saj.

GazetaExpress

Dy fëmijë jetimë dhe nëna e tyre kanë mbetur pa shtëpi. Ata po jetojnë në kushte të rënda ekonomike pas vdekjes së kryefamiljarit, 18 muaj më parë.

Kjo nënë e vetme po rrit fëmijët e saj vetëm në një dhomë, në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.

Ata po mbesin gjallë vetëm nga vitrat (ndihmat) që mund t’ua dërgojë dikush. Shiu gjatë natës pikon nga tavani i dëmtuar mbi trupat e këtyre dy fëmijëve. Dy fëmijët jetimë flenë në sfungjer të vendosur mbi dyshemenë, e shtruar nga çimentoja.

Dritaret dhe dyert nuk e ndalin as të ftohtit dhe as ujin, i cili depërton dhe bie mbi trupat e njomë. Kjo nënë apelon të ndihmohet me një copë tokë për të ndërtuar një shtëpi, sado e vogël të jetë, vetëm të mos i lërë në rrugë fëmijët.

Nëna Elfie Retkoceri lutet të mos bjerë shi e të bëjnë gjumin e qetë fëmijët e saj, shkruan tutje “Zëri”.

“Kur bie shi pikon tavani dhe bie mbi trupat e fëmijëve. Edhe uji hyn nga dera, edhe nga dritaret”.

Ajo rrëfen sesi në netët me shi rri zgjuar dhe vendos një kove midis fëmijëve të saj të shtrirë në sfungjerë.

“Qull u bëhet fëmijëve jorgani. Lart nga tavani i lag uji që hyn nga shiu, poshtë ndër sfungjer hyn nga dera. Kur bie shi i madh hyn uji brenda prej jashtë sepse nuk mbyllen dyert”, rrëfen ajo.

Për të dëgjuar rrëfimin e kësaj gruaje klikoni KËTU për videon.

Për të gjithë ju që dëshironi t’i ndihmoni zonjës Elfie, mund të kontaktoni në këtë numër: 044 949 986

Të tjera

Lajmet e fundit