Kthehu lart

Dyshohet për mjet shpërthyes në Spitalin e Pejës, evakuohen dy reparte me pacientë

Dyshohet për mjet shpërthyes në Spitalin e Pejës, evakuohen dy reparte me pacientë GazetaExpress

Një objekt i dyshimtë në një qese është parë para pak kohe në oborrin e Spitalit. Policia e Kosovës ka urdhëruar evakuimin e pacientëve të Repartit Kirurgjik dhe Pediatrik derisa ekipet profesionale të Policisë të saktësojnë se për çfarë mjeti bëhet fjalë.

Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të spitalit të Pejës për Gazetën Express.

Po ashtu vizitat te pacientët sot janë ndërprerë për shkak të situatës së krijuar.

Nga spitali njoftojnë se askush nuk ka nevojë të shqetësohet për pacientët ngase ata po trajtohen dhe janë marrë masa që kujdesi ndaj tyre të bëhet edhe pas evakuimit.

.

    Data: 16 Maj 2018 12:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera