Kthehu lart

Dy të arrestuar të tjerë për vrasjen në pritë të Ferdinand Gjinit 

Dy të arrestuar të tjerë për vrasjen në pritë të Ferdinand Gjinit  GazetaExpress

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy persona të dyshuar për vrasjen e gjakovarit Ferdinand Gjini, në fshatin Llukë e Ulët të Deçanit, në qershor të vitit 2014. Për këtë vrasje, qershorin e vitit të kaluar ishte dënuar Gjon Pnishi me 18 vite burgim. 

Gazeta Express merr vesh se të arrestuarit janë Avni Sinani dhe Murat Sinani, nga fshati ku ndodhi vrasja e Gjinit. 

Arrestimi është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh. 

“Në lidhje me rastin raportohet se me 01.03.2017 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK’së. 

Në qershor të vitit 2016, Gjykata Themelore e Pejës kishte dënuar për të njëjtën vrasje me 18 vite burgim Gjon Pnishin nga Gjakova. Rasti më vonë ishte kthyer në rigjykim. 

Gazeta Express, pak ditë para se të jepej dënimi për Pnishin, kishte sjellë një kronikë për vrasjen në pritë të 38 vjeçarit Ferdinand Gjini nga Gjakova, mëngjesin e 23 qershorit 2014, bazuar në pretendimet e prokurorisë, e cila kishte ngritur aktakuzë dhe dhënë fjalën përfundimtare para Gjykatës.  

Ferdinand Gjini ishte vrarë tek ura që lidh fshatin Llukë me atë Prapaqan të Deçanit. Vetura e tij ‘Pasat’ u qëllua me një breshëri plumbash të një arme automatike, derisa ai ishte në lëvizje. /GazetaExpress/. 

    Data: 02 Mars 2017 17:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera