Kthehu lart

Dy sulme me thikë në Vjenë, katër të lënduar

Dy sulme me thikë në Vjenë, katër të lënduar GazetaExpress

Katër persona janë lënduar pas dy sulmeve të ndara me thikë në një nga lagjet e kryeqytetit të Austrisë, Vjenës.

Sulmet ndodhën në një diferencë kohore prej 30 minutash.

Në sulmin e parë u sulmua një familje, një çift dhe vajza e tyre 17 vjeçare.
Sipas Policisë, të tre janë lënduar dhe gjendja e tyre shëndetësore nuk është e mirë pasi janë në rrezik për jetën

Në sulmin tjetër është lënduar një person po ashtu, jeta e të cilit gjithashtu është në rrezik.

Policia ka bërë të ditur se nuk dihet nëse ka ndërlidhje mes të dyja sulmeve, ashtu sikur nuk dihen as motivet.

Në Vjenë nuk ka pasur sulme, të tilla sikur kanë qenë ato nga Shteti Islamik në Paris, Berlin, dhe Bruksel qysh nga viti 2015.

    Data: 08 Mars 2018 07:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera