Kthehu lart

Dy policë të Kosovës rrahin një 15-vjeçar në Rahovec

Dy policë të Kosovës rrahin një 15-vjeçar në Rahovec GazetaExpress

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës që patrullojnë ditë e natë i hasim kudo nëpër rrugë, të cilët e kanë për detyrë të kujdesen për rendin dhe qetësinë e qytetarëve.

Por, dy të tillë mbrëmjen e të dielës, kanë bërë një gjest jo të hijshëm ndaj një të mituri me inicialet L.V.

Indeksonline ka siguruar një video të bërë më 10.06.2018, ku fillimisht gjithçka duket në rregull.

Kamerat e sigurisë së një lokali në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, kanë kapur momentin kur dy policë që po patrullonin rreth orës 20:10 e ndalin një të ri në rrugë.

15-vjeçarit që po lëvizte me motoçikletë në rrugë, ndalet dhe pret që policët të dalin nga vetura.

Por kur pjesëtarët e Policisë së Kosovës zbritën nga vetura dhe iu afruan të riut, për një moment filluan ta godasin atë në kokë.

Viktima pas kësaj ngjarjeje, ka lajmëruar rastin në Polici të Kosovës. 

    Data: 13 Qershor 2018 14:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera