Kthehu lart

Driton Çaushi i VV'së konfirmon kandidaturën e tij për kryetar të Gjakovës

Driton Çaushi i VV'së konfirmon kandidaturën e tij për kryetar të Gjakovës GazetaExpress E shtune, 12 Gusht 2017 17:22

Deputeti i Vetëvendosjes, Driton Çaushi në zgjedhjet lokale të tetorit, do të kandidojë për kryetar të Komunës së Gjakovës nga kjo parti.

Këtë e ka bërë të ditur ai vet në një postim në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se ndryshimi i vërtet që po ndodh në Kosovë do të marr hov edhe më të madh në zgjedhjet lokale.

Ja postimi i plotë:

Të dashur bashkëqytetarë të Gjakovës,
Pas një kohe të gjatë, kur gati e kishim humbur shpresën, guximi qytetar për ndryshim ngadhnjeu në vendin tonë. Fitorja e VETËVENDOSJE!-s në zgjedhjet e fundit është drita që na u shfaq në fund të tunelit ku padrejtësisht na kanë futur tash e 17 vite.
Ky ndryshim i vërtetë që po ndodh në Kosovë, do të marrë hov edhe më të madh në zgjedhjet lokale dhe do të prek edhe qytetin tonë.
Me gjithë obligimin që ma dhatë duke më zgjedhur si deputet, nevoja për ndryshime në komunën tonë më bëri që t’i kthehem sërish Gjakovës. Prandaj, pas konsultimit me aktivistët dhe strukturat e VV, me miq dhe dashamirë - bashkëqytetarë të Gjakovës që e duan atë pa kursim dhe pa kushte, e pashë të nevojshme që të kandidoj për Kryetar të Komunës.
Mbështetja e madhe e qytetarëve dhe nevoja e domosdoshme për ndryshime të vërteta në komunën tonë, janë për mua dhe aktivistët e Lëvizjes obligim i paanashkalueshëm që të përpiqemi me të gjitha forcat tona që Gjakovës t’ia kthejmë madhështinë.
Por puna dhe përpjekja jonë do të jetë e pamjaftueshme pa angazhimin e të gjithë juve. Derisa ata që e rrënuan vendin tonë do të grumbullohen rreth modelit të vjetër të qeverisjes, ne të tjerët që duam ndryshime duhet të bashkohemi edhe më fort rreth modelit të një qeverisjeje të mirë.
Nuk mund ta lejojmë kthimin e atyre që e rrënuan Gjakovën. Nuk mund të lejojmë të na e përdhosin sërish komunën. Ne që e duam një Gjakovë me zhvillim, mirëqenie, drejtësi dhe dinjitet jemi shumicë. Krejt çka na duhet është që të bëhemi bashkë! 

    Data: 12 Gusht 2017 17:22
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera