Kthehu lart

Dorëhiqet kryeministri i Francës, pas zgjedhjeve të së dielës Macron kërkon ministra të rinj

Dorëhiqet kryeministri i Francës, pas zgjedhjeve të së dielës Macron kërkon ministra të rinj GazetaExpress

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe ka dhënë dorëheqjen e qeverisë. Ky vendim, i pranuar dhe nga presidenti Emmanuel Macron, bëhet për të riorganizuar qeverinë pas zgjedhjeve për Asamblenë Kombëtare.

Pas fitores historike të partisë Republique en Mrche në zgjedhjet parlamentare në Francë, qeveria e emëruar nga presidenti Macron ka dhënë dorëheqjen. Ky vendim i kryeministrit Edouard Philippe është pranuar nga kreu i Pallatit Elize.

Përbërja e qeverisë së re duhet të prezantohet deri pasditen e së mërkurës.

Arsyeja e vërtetë e dorëheqjes lidhet me faktin se Macron kërkon emra të rinj që janë zgjedhur për herë të parë në Asamblenë Kombëtare që të jenë pjesë e ekzekutivit të ri.

Shumica e deputetëve të partisë së tij vijnë nga shoqëria civile dhe nuk kanë eksperienca të mëparshme në politikë.

Presidenti i Francës, drejtimin do ia besojë përsëri kryeministrit Philippe. Ky i fundit ka konfirmuar vetë këtë gjë duke thënë se është kryetari i shumicës së re parlamentare.

Zgjedhjet e fundit edhe njëherë treguan se qytetarët francezë besojnë tek projektet politike të Macron.

Partia e tij arriti të fitojë 350 vende në parlament, nga 289 që nevojiten për të krijuar një shumicë të thjeshtë në Asamblenë Kombëtare, që në total përbëhet nga 577 deputetë.

Kjo nënkupton se Macron do të drejtojë vendin i qetë dhe mund të aplikojë me shumë lehtësi projektet e tij politike.

    Data: 19 Qershor 2017 23:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera