Kthehu lart

Dhurata Hoxha: Më 19 Nëntor, fillon epoka e Valdetes në Mitrovicë

Dhurata Hoxha: Më 19 Nëntor, fillon epoka e Valdetes në Mitrovicë GazetaExpress E martë, 14 Nentor 2017 19:48

Dhurata Hoxha, ka vlerësuar lartë personalitetin e Valdete Idrizit, duke theksuar se kryetarja e ardhme e cila me vite ishte lidere e çmuar në botë, tash do të bëhet shembull i udhëheqëses së re në Mitrovicë.

Këtu është postimi i plotë i Dhurata Hoxhës:

"Gratë jo vetëm në Mitrovicë por edhe më gjerë, e kanë pasur e kanë dhe do ta kenë një përfaqësuese shembullore, së pari në shoqërinë civile e tash edhe kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizin.

Valdetja me performansën e saj të rrallë, për vite të tëra ishte lidere e çmuar edhe në botë, andaj si kryetare e ardhme, do të jetë shembull në krye të një qyteti emblematik për neve.

Përkrahja për Valdeten është pa rezervë, në çdo takim. Më 19 Nëntor do të fillojë epoka e re e qytetit tonë, epoka e Valdetes!"

    Data: 14 Nentor 2017 19:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera