Kthehu lart

Dhuna në familje, çdo vit, rritje e numrit të viktimave

Dhuna në familje, çdo vit, rritje e numrit të viktimave GazetaExpress

Në Kosovë vazhdon dhuna në familje. Kryesisht janë gratë viktimat ndërsa Prishtina është komuna me më së shumti raste të dhunës.

Zyrtarët e Policisë pranojnë se në raport me rastet që ndodhin, shumë pak denoncohen.

Tahire Haxholli, shefe e sektorit kundër dhunës në familje në Policinë e Kosovës tregon shifra alarmante.

“Prej vitit 2015 dhe për dallim se në vitin 2016 kishim ngritje të raportimit të rasteve rreth 200 raste që kishin raportuar në Policinë e Kosovës, dhe Policia e Kosovës këto raste i ka trajtu në mënyrë profesionale dhe më urgjente”, ka thënë Haxholli për Tribuna Channel.

Haxholli pohon që si shkak kryesor i dhunës në familje është gjendja ekonomike, por jo vetëm.

“Janë gra të cilat janë të varura ekonomikisht nga burri ose ndonjë anëtar tjetër i familjes , janë gra të cilat nuk kanë përgatitje të lartë shkollore , nuk kanë aftësim profesional. Jo vetëm kaq, raste të tilla ka edhe nga personat të cilët janë përdorues të substancave narkotike, alkoolit por edhe kur ka dallime në arritjet profesionale të partnerëve”, ka thënë ajo.

Sociologu Ferdi Kamberi thotë se në një shoqëri që toleron dhunën pasojat i ka shumë të mëdha. E sipas tij, ato drejtpërdrejt bien mbi gruan.

“Pasojat më të mëdha nga gjitha studimet relevante të cilat kanë folur për feminologjinë tregojnë që pasojat mund të jenë sidomos tek fëmijët … ata njëfarë mënyre i atashojnë , e kanë një lloj atashimi psikologjik dhe vetën e fajësojnë se ndoshta ata janë fajtor kryesor për divorcin”, ka thënë Kamberi.

Ndërsa, psikologu Naim Telahu thotë se prindi gjithmonë ka të drejtë të jetë imponues kundrejt fëmijës, mirëpo asnjëherë me dhunë.

“Gratë të cilat e tolerojnë abuzimin nga burrat e tyre ose nga tjerë persona , zakonisht e kanë një histori abuzive … dhe mendoj qe kjo çështja përveç që është komplekse mendoj që është vështirë me luftu”, ka thënë Telahu.

    Data: 16 Korrik 2017 19:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera