Kthehu lart

Dëshmitari Mehmeti: Xhemail Mustafën e vrau Agron Sylejmani

Dëshmitari Mehmeti: Xhemail Mustafën e vrau Agron Sylejmani GazetaExpress

Vrasja veprimtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhemail Mustafa, është bërë nga dora e Agron Sylejmanit. Kështu ka thënë Shkumbin Mehmeti, i cili bënte pjesë në një grup vrasësish të figurave të njohura të vendit, pas luftës.

Mehmeti, i dënuar me 30 vjet burgim, për vrajsjen e policëve të UNMIK'ut në vitin 2004, ka dhënë një rrëfim ekskluziv në Klan Kosova për veprimtarinë e një grupi të njerëzve që kryen disa prej rasteve më të rënda kriminale të pasluftës, përfshirë vrasjet politike.

Mehmeti ka treguar po ashtu se Qerim dhe Ibrahim Kelmendi janë grupi që ka orkestruar vrasjet e pasluftës në Kosovë. Ka thënë se deputeti i LDK’së, Smail Hajdari, dhe Tahir Zemaj, janë vrarë me urdhrin e dy vëllezërve.

Mehmeti tash është dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Ndonëse fillimisht është menduar se Mehmeti do të flasë i maskuar, ai ka kërkuar që këtë ta bëjë me zë dhe me fytyrë, pa u fshehur. /Express/

    Data: 11 Janar 2018 21:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera