Kthehu lart

Deputetja serbe kërcënon nëse Lista Serbe e voton Demarkacionin

Deputetja serbe kërcënon nëse Lista Serbe e voton Demarkacionin GazetaExpress

Një deputete e Kuvendit të Serbisë ka tërhequr vërejtjen se dikush do të mbajë përgjegjësi nëse Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës voton për ratifikimin e Marrëveshje kufitare Kosovë – Mali i Zi

Shefja e grupit parlamentar nga Nova Srbija - Pokret za spas Srbije (Serbia e re - Lëvizja për shpëtimin e Serbisë), Sanda Rashkoviq Iviq i ka thënë sot kryeministres së këtij vendi Ana Bërnabiq dhe ministres së Drejtësisë Nela Kuburoviq ka thënë se në rast se Lista Srpska përkrah ratifikimin e Marrëveshjes kufitare ndërmjet Kosovës e Malit të Zi, a do të mbajë dikush përgjegjësi.

“Po u përkrah marrëveshja, do të shkelet Kushtetuta e Serbisë, sepse nuk ka kufi ndërmjet Kosovës e Malit të Zi, por kufi ka ndërmjet Serbisë e Malit të Zi, citon FoNet të ketë thënë Iviq.

    Data: 08 Mars 2018 14:07
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera