Kthehu lart

Demarkacioni përçan koalicionin

Demarkacioni përçan koalicionin GazetaExpress

Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi përkrahet vetëm nga partneri i madh i koalicionit qeverisës, por jo edhe nga partia e kryeministrit Haradinaj dhe nga Nisma për Kosovën, shkruan sot Gazeta "Zëri"

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi bashkë me raportin e Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Kufirit qe disa ditë po qëndron në “sirtarët” e Kuvendit.

Ende nuk është vendosur se kur do të jetë në rend të ditës votimi i kësaj Marrëveshjeje, në mungesë të 80 votave të nevojshme të deputetëve për ta miratuar të njëjtën.

Marrëveshjen për Demarkacionin aktualisht e përkrahin deputetët e PDK-së, sipas deklaratave të shefit të saj Kadri Veseli, si dhe shumica e deputetëve të LDK-së, përderisa e njëjta kundërshtohet nga partia e kryeministrit Haradinaj (AAK), nga lëvizja “Vetëvendosje”, si dhe Nisma për Kosovën me arsyetimin se humben mijëra hektarë tokë, të cilat i merr Mali i Zi.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se tashmë u mbetet deputetëve të Kuvendit të Kosovës të vendosin për këtë çështje.

    Data: 07 Dhjetor 2017 08:07
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera