Deklarata e Çollakut për njohjen e Rumanisë bën jehonë në Beograd

Deklarata e sotme e Bekim Çollakut, shef i Stafit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhënë për Gazetën Express, se Rumania fillimisht duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës në mënyrë që të këte kredibilitet për të ndihmuar për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, ka bërë jehonë në mediat beogradase.

GazetaExpress

Agjencia e lajmeve “Beta” shkruan se Çollaku e ka përshëndetur nismën e presidentit rumun Klaus Iohannis, i cili ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij që në fillim të vitit 2019 të marrë rolin e ndërmjetësuesit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Megjithëkëtë, Çollaku ka thënë se ndërmjetësues në dialogun mes dy shteteve është Bashkimi Evropian dhe se Kosova nuk po kërkon ndërmjetësues të tjerë.

“Bashkimi Evropian është dhe mbetet ndërmjetësuesi zyrtar në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi mirënjohës për këtë dhe nuk kërkojmë zëvendësim për rolin vendimtar të BE-së në ndërmjetësimin në këtë process”, Beta citon deklaratën e Çollakut për mediat në Kosovë.

Deklaratën e Çollakut e kanë cituar edhe medie të tjera të njohura serbe, duke përfshirë edhe B92, Novi Magazin, e të tjera.

Të tjera

Lajmet e fundit