Kthehu lart

Daci: Qeverinë ta formojë Haradinaj, LDK të veprojë siç ka bërë Rugova (Video)

Daci: Qeverinë ta formojë Haradinaj, LDK të veprojë siç ka bërë Rugova (Video) GazetaExpress E hënë, 19 Qershor 2017 20:02

Formimi i Qeverisë duhet të bëhet sa më shpejt që është e mundur ka thënë ish-kryeparlamentari Nexhat Daci. Ai thekson se në këto momente duhet të lihen inatet politike dhe se Qeveria duhet të bëhet nga ata të cilët janë të formuar profesionalisht dhe institucionalisht ngase Kosovën e presin procese shumë sfiduese. Sipas tij për të kaluar këto sfida duhen njerëzit e dëshmuar në luftë e në paqe. Daci ka thënë se LDK’ja duhet të reflektojë siç ka bërë Presidenti Rugova më 2004 që vendi të shkojë drejt Europës e jo të stagnojë për shkak të inateve dhe egove politike.

Sipas tij, për t`i tejkaluar këto sfida duhen njerëzit e dëshmuar në luftë e në paqe. Daci ka thënë se LDK’ja duhet të reflektojë siç ka bërë presidenti Rugova në vitin 2004 që vendi të shkojë drejt Evropës e jo të stagnojë për shkak të inateve dhe egove politike.

 Ish-kryeparlamentari Nexhat Daci, tha se çdo vonesë në krijim të institucioneve është jashtëzakonisht e papërgjegjshme nga cilido individ ose grupim politik.

N.Daci by GazetaExpresscom


Sipas Dacit, formimin e qeverisë së re duhet ta bëjnë fituesit e zgjedhjeve. Ai theksoi se koalicioni fitues e ka një strukturë të njerëzve që kanë vullnet dhe përvojë që në rrethanat që është Kosova, e japin kontributin e duhur.

 “Dy prej tyre që po i potencoj që kanë kaluar rrugën e duhur ,rrugë shumë të vështira në luftë,kanë qenë komandantët më të dalluar dhe në paqe kanë qenë shumë konkret në politikë, dhe besimi im kësaj radhe për këtë kohë do të shkonte dhe do t`i propozoja opinionit qe kësaj radhe Kosovës i duhet një mekanizëm i vendosur në mbrojtje të sovranitetit dhe të integritetit territorial të Kosovës. Të gjitha të tjerat janë modalitete ose në fazën e mëvonshme ose gjatë qeverisjes mund të plotësohen por rezultati nuk e mundëson lehtë këtë fillim”, tha ai.

Inatet politike duhet të lihen anash ,duhet marrë shembull presidentin Rugova kur unë kam qenë ai që kryeministrin ia kemi dhënë PDK’së me 49 vota, asnjë problem për formimin e qeverisë,unë kam ngulë këmbë për hir të mos zhvillimit të luftës që e parashiheshin ndërkombëtarët në Kosovë prapë vëllavrasje, kam kontribuar dhe rrezikuar krejt autoritetin tim dhe kemi dalë faqebardhë me Bajram Rexhepin si kryeministër”.

Daci edhe Vetëvendosjen e sheh si vlerë, por për një periudhë tjetër kohore.

Ish-kryeparlamentari shpreson se me kohe do të formohen institucionet dhe të vazhdojnë angazhimet për të mirën e qytetarëve. Ai ka thënë se Kosova duhet të punojë për zhvillim ekonomik dhe integrime evropiane.

    Data: 19 Qershor 2017 20:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera