Kthehu lart

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Çka do të ndodhë sot në Kosovë? GazetaExpress

Gazeta Express ju sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të shënohen disa aktivitete për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Për të diskutuar për këtë temë, do të mbahet debat parlamentar në lidhje me dhunën në familje dhe adresimin institucional.

Në orën 12:00, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, dhe organizata të tjera, organizojnë marshin protestues me moton “Marshojmë, s’festojmë”, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. 

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosjes zhvillojnë aksion simbolik me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas. 

Në orën 10:00, Ambasada e Francës organizon konferencë të përbashkët me OSBE-në, me temën “Të drejtat pronësore të grave në Kosovë: Trashëgimia dhe barazia para ligjit”. 

Në të njëjtën orë, aktivistët e Shoqatës së Nefrologëve të Kosovës do të shpërndajnë fletëpalosje me udhëzime se si t’i mbrohen veshkat dhe si të zbulohen sa më herët sëmundjet e veshkave. Gjithashtu, do të ofrohet matja e sheqerit në gjak dhe e tensionit të gjakut për qytetarët. 

Në kuadër të fushatës “Dhuroje për Nanën”, organizohet dhurimi vullnetar i gjakut në Qendrën Inovative të Kosovës – ICK. 

Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeministrit  me rastin e shënimit 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, organizon tryezë diskutimi me temë “Avancimi i Agjendës për Barazi Gjinore dhe fuqizimi i grave në Kosovë parakusht për zhvillim të qëndrueshëm”.

Kolegji AAB organizon tryezë të rrumbullakët “Avancimi i pozitës së gruas në shoqërinë kosovare” për nderë të 8 Marsit. 

OVL e UÇK-së në Kaçanik, shënon 19-vjetorin e Betejës së Ivajës. 

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu me bashkëpunëtorë, do t’i inspektojë segmnentet e rrugëve në Koshare, si dhe segmentin e rrugës Prishtinë-Pejë në fshatin Balincë, ku si pasojë e reshjeve të fundit ka patur rrëshqitje të dheut. 

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike i Universitetit Publik  “Kadri Zeka” në Gjilan do te  prezantoj aktivitete e për të shënuar 5 vjetorin e themelimit të Universitetit. (Objekti i Universiteti të Gjilanit)

Një grup jo-formal i grave dhe vajzave të Komunës së Prizrenit, mbajnë marrshin N’zi. (Sheshi “Shadërvan”,Prizren)

Për shënimin Ditës së Gruas, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon konferencën“Gratë në Universitetin e Prishtinës – Mundësitë, Përparësitë, E ardhmja”. 

Lëvizja Studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim organizon diskutimin me temën “Angazhimi shoqëror e politik i grave”. (Fakulteti Filozofik, UP) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruari O’Connell,  do të vizitojnë Institutin e Mjekësisë Ligjore. 

Akademia Diplomatike së Kosovës, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), organizon konferencë ndërkombëtare me rastin e pesëvjetorit të themelimit.

Jepet shfaqje teatrore me temën e grave pioniere. 

Në kinemanë ABC, në kuadër te Javës së Filmave fitues të Çmimeve Oscar do te shfaqet filmi “The Shape of Watter”./Express/

    Data: 08 Mars 2018 08:13
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera