Kthehu lart

Çka dimë deri më tani për sulmin terrorist në Paris (Foto)

Çka dimë deri më tani për sulmin terrorist në Paris (Foto) GazetaExpress E premte, 21 Prill 2017 08:14

Mbrëmë rreth orës 21:00 në Paris, gjegjësisht në bulevardin “Champs-Elysees”, një sulmues kishte shtënë me armë zjarri drejt një polici, të cilin e la të vdekur dhe plagosi dy persona të tjerë. Pothuajse një orë pas sulmit, grupi terrorist ISIS mori përgjegjësinë.

Mediat franceze thonë se pjesë e sulmit ishin dy persona, njëri nga ta, thotë policia, ishte nën përcjellje dhe emër i njohur për policinë, transmeton Express.

Jusuf El Osri thuhet se është identiteti i sulmuesit dhe besohet se është nga Belgjika.

Kujtojmë se pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet presidenciale në Francë, mirëpo policia thotë se gjithçka është nën kontroll për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.

    Data: 21 Prill 2017 08:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera