Kthehu lart

Burdushi demanton lajmin rreth plagosjes së tij

Burdushi demanton lajmin rreth plagosjes së tij GazetaExpress

Gjatë ditës së sotme mediet vendore raportuan se Hysri Peqani i njohur si “Burdushi”, është plagosur nga një person në shtëpinë e tij

Por lajmin për plagosjen e ka demantuar për Express vetë Burdushi. Ai ka thënë se ky lajm nuk është i vërtetë. 

“Unë jam shëndosh e mirë. Nuk kam pasur me askënd ndonjë konflikt e as nuk jam plagosur”, ka thënë Burdushi.

E ndërkohë ai ka paralajmëruar padi për personat që e kanë dhënë lajmin për plagosjen e tij.

    Data: 08 Mars 2018 11:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera