Kthehu lart

Brenda pesë ditëve lëshohet rruga Kaçanik - Hani i Elezit

Brenda pesë ditëve lëshohet rruga Kaçanik - Hani i Elezit GazetaExpress

Brenda 5 ditëve do të lëshohet për qarkullim rruga e bllokuar Kaçanik-Hani i Elezit. Kështu ka thënë për KTV-në zv. ministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, sipas të cilit po punohet në dy ndërrime që punimet të përfundojnë sa më shpejt.

Kadriu ka konfirmuar se segmenti i autostradës “Arbën Xhaferi” do të lëshohet për qarkullim deri në Kaçanik. “Në qershor e hapim autostradën deri në Kaçanik, por nuk mund të them se kjo do të bëhet më 1 qershor pasi që datën e caktojmë bashkë me kryeministrin Haradinaj”, ka thënë Kadriu.

Ai ka shtuar se autostrada përfundon deri në fund të vitit. Ndryshe, rruga Kaçanik-Hani i Elezit është bllokuar më 8 maj për shkak të rrezikut nga shembja e dheut.

    Data: 26 Maj 2018 13:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera