Kthehu lart

Bombat i vrasin nënën para syve, nuk bën dot asgjë për ta ndihmuar

Bombat i vrasin nënën para syve, nuk bën dot asgjë për ta ndihmuar GazetaExpress

Samir Salim është një punëtor shpëtimi vullnetar në pjesën lindore të Sirisë. Mamaja e tij vdiq në një sulm ajror të qeverisë Siriane.

Ai ishte aty në rrugë pranë shtëpisë kur pa bomba të binin mbi shtëpinë e tij pa mundur për të bërë asgjë për të shpëtuar njerëzit e tij.

Samiri vrapoi dhe shpëtoji fillimisht nipin e tij të vogël motrën dhe babain, ndërsa për nënën e tij ishte shumë vonë.

Ai pa gërmadhat duke rënë mbi të dhe nuk mund të bënte asgjë për ta shpëtuar.
“ Ajo po shikonte me sy nga unë që ta shpëtoj”, u shpreh ai për BBC.

Në vetëm një javë qeveria siriane në këtë zonë ka vrarë mbi 200 veta me bombardime ajrore.

Kujtojmë se Siria është një nga vendet më të pasigurta në botë momentalisht.

    Data: 14 Shkurt 2018 07:05
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera