Kthehu lart

Bllokohen në kufi 20 maune me naftë pas dyshimeve për sulfur

Bllokohen në kufi 20 maune me naftë pas dyshimeve për sulfur GazetaExpress

Mbi 20 maune të mbushura me derivate të naftës janë bllokuar në disa terminale nga Dogana e Kosovës.

Nga 30 maunat që ishin duke bërë importimin e kësaj lënde shumë të kërkuar në vendin tonë, pjesa e bllokuar ka dalë të ketë përqindje më të lartë të sulfurit sesa që lejohet me ligjet aktuale, raporton KTV.

Në këtë agjenci, që ka disa muaj që e ka marrë përsipër kontrollin e naftës në kufi, thonë të jenë duke i pritur super analizat, për të marrë vendimin përfundimtar për fatin e maunave.

Kohavisioni mëson se 4 kompanitë që i kanë të bllokuara maunat kanë bërë importimin e arit të zi nga i njëjti eksportues që vjen nga Spanja përmes Durrësit.

Drejtuesit e Shoqatës së Naftëtarëve thonë se e gjithë vëmendja duhet të përqendrohet në kufi, pasi inspektorati po i dënon pa të drejtë kompanitë në kontrollet që po i bënë brenda territorit.

Por, me këto konstatime nuk pajtohet inspektorati i tregut.

Drejtuesit e saj thonë se situata me shkeljet e parametrave të lejuara me udhëzim administrativ nuk ka ndërruar asgjë nga viti i kaluar.

Derivati i naftës është në mesin e tri produkteve, nga të cilat mbushet buxheti i vendit me para.

Këtë viti ky produkt ka shënuar rritje të importit në krahasim me vitin e kaluar.

Ndërkaq, në periudhën e verës, derivati i naftës ka më shumë përdorim, për shkak edhe të ardhjes së mërgimtarëve dhe qarkullimit më të madh të automjeteve nëpër rrugët e Kosovës.

    Data: 16 Korrik 2017 21:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera