Kthehu lart

Bilalli i thotë Veselit: Mos e shkel rregulloren për LDK-në se nuk të pranojnë

Bilalli i thotë Veselit: Mos e shkel rregulloren për LDK-në se nuk të pranojnë GazetaExpress

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, në foltoren e Kuvendit ka kritikuar kreun e Kuvendit, Kadri Veseli, se gjatë seancës së sotme po i jep fjalën deputetit të LDK-së, aq shpesh sa po e shkel rregulloren.

Sipas Sherifit, Veseli nuk duhet t’i japë fjalën kaq shpesh nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shalës, sepse edhe ai po flet në rolin e deputetit dhe duhet të jetë i barabartë me të gjithë deputetët tjerë.

Shefi i GP-së të Nismës i thotë kreut të Kuvendit se LDK-ja nuk e pranon atë dhe nuk ka nevojë t’i japë më shumë të drejtë fjale deputetit të saj. /Express/

    Data: 07 Dhjetor 2017 12:22
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera