Kthehu lart

Bekim Haxhiu: Donika i ka pasur duart nën tavolinë kur është hedhur gazi në Kuvend

Bekim Haxhiu: Donika i ka pasur duart nën tavolinë kur është hedhur gazi në Kuvend GazetaExpress

Po vazhdon seanca në Gjykatën Themelore ndaj deputetëve të Vetëvendosjes, të akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, Albin Kurti, Donika Kadaj - Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli. Tani, në këtë seancë po dëgjohet dëshmia e dëshmitarit Bekim Haxhiu lidhur me këtë rast.

Deputetja e akuzuar Donika Kadaj-Bujupi ka kërkuar që dëshmitari Bekim Haxhiu t’i përshkruajë momentin që ai thotë se deputetja e VV-së e ka hedhur gazin lotsjellës në një nga seancat e Kuvendit, raporton Gazeta Express.

“Ajo nuk është në seancën e parë, është në seancën pasuese. Ka qenë e ulur në mes të dy deputetëve të AAK-së. Sa m’kujtohet njëri nga ta ka qenë Lahi Brahimaj. I ka pasë durt nalt mbi tavolinë, dhe Donika i ka pasur duart ndër tavolinë kur është hedhur gazi lotsjellës”, ka deklaruar deputeti i PDK-së në gjykatë, sot në cilësinë e dëshmitarit.

“Kush ka qenë deputeti tjetër afër meje? Ramushi mos ka qenë?”, ka pyetur Kadaj-Bujupi dëshmitarin Haxhiu.

Ai është përgjigjur se nuk i kujtohet me saktësi, por thotë se ka mundur të këtë qenë Ramush Haradinaj ose Pal Lekaj.

“Nuk më kujtohet. Ka mund të ketë qenë, por që të dy deputetët tjerë i kanë pasur duart mbi tavolinë”, ka thënë Haxhiu.

“A do të thotë se të dy deputetëve ua keni parë duart mbi tavolinë dhe jo fytyrën?”, ka pyetur e akuzuara dëshmitarin, gjatë radhës së saj për pyetje.

“Unë e përshkrova saktë se ka qenë njëri Lahi Brahimi, po në anën tjetër a ka qenë Pali a Ramushi s’më kujtohet. Po duart më kujtohen saktë”, i tha gjykatës deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu. /Express/

    Data: 07 Dhjetor 2017 12:13
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera