Kthehu lart

Bëhet i gjallë Shpend Ahmeti, s'e ka ndërmend të largohet nga posti i kryetarit

Bëhet i gjallë Shpend Ahmeti, s'e ka ndërmend të largohet nga posti i kryetarit GazetaExpress

Shpend Ahmeti që ditë më parë është larguar nga Vetëvendosje, duket se nuk e ka ndërmend që të lë edhe postin e të parit të Prishtinës, ndonëse këtë ia kanë kërkuar. Ai sot ka bërë edhe përurimin e fillimit të ndërtimit të sheshit “Adem Jashari”.

Shpend Ahmeti sot është bërë i gjallë, pasi që nga dita që ka dhënë dorëheqje nga Vetëvendosja e Albin Kurtit, ai nuk është lajmëruar as në Facebook.

Por, sot gjatë ditës Ahmeti ka marr pjesë në përurimin e fillimit të punimeve në sheshin  “Adem Jashari” në Prishtinë.  Ai më këtë rast ka dhënë sinjale se nuk e ka ndërmend të largohet nga i pari i Prishtinës.

“Sot kanë filluar punimet për rregullimin e sheshit "Adem Jashari". Kjo hapësirë do të shndërrohet në një shëtitore të përshtatshme dhe do të përfshijë brenda vetes edhe pjesët e gjelbëruara, edhe ulëset për pushim. I gjithë projekti pritet të përfundojë për 90 ditë pune”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.


    Data: 13 Mars 2018 18:52
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera