Kthehu lart

Bëhen për spital për shkak të parkingut

Bëhen për spital për shkak të parkingut GazetaExpress

Rreth orës 16:00, Policia ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në rrugën “Mehmet Pashë Deralla” ka ndodhur një rrahje

Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur gjurmë gjaku, por jo edhe persona të dyshuar.

Në kërkim të personave të dyshuar, patrulla ka shkuar në Emergjencë e Spitalit Rajonal në Prizren me ç’rast ka takuar dy të dyshuarit që po merrnin ndihmë mjekësore veç e veç.

I dyshuari i parë kishte pësuar plagë në kokë dhe sqaron t’i jenë shkaktuar me shkop bejsbolli nga një person i panjohur. Ndërkaq, i dyshuari i dytë kishte pësuar plagë në dorë nga thika. Të dyshuarit janë arrestuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit të shtetit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Në raporte hetimore thuhet se sherri ka plasur rreth një vendi parkingu të automjeteve.

    Data: 08 Mars 2018 10:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera