Kthehu lart

BE e qartë: Plotësoni dy kushtet për ta arritur liberalizimin

BE e qartë: Plotësoni dy kushtet për ta arritur liberalizimin GazetaExpress

Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, edhe një herë ka përsëritur se Bashkimi Evropian kërkon plotësimin e dy kushteve (demarkacionin dhe luftimin e krimit e të korrupsionit), për ta arritur liberalizimin.

Kjo, meqë deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka kritikuar BE-në se i ka vënë kushte të padrejta Kosovës për liberalizimin.

“Ne jemi kemi këtu me të dy kushtet dhe kjo është e vërteta”, ka deklaruar ajo sot në takimin me përfaqësuesit e PDK-së.

Ajo me këtë rast, ka thënë se BE-ja do ta ndihmojë Kosovën që të arrijë progres më të shpejtë në të dhënat për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka thënë se Kosovës padrejtësisht i janë vënë disa kushte.

“Për mua janë të padrejta kushtet e BE-së për demarkacionin, gjykatën speciale dhe korrupsionin”, ka theksuar Hasani.

    Temat:
    Data: 12 Tetor 2017 12:08
    Autori: GazetaExpress
    • Rusët 'arrijnë' në Vushtrri

      Rusët 'arrijnë' në Vushtrri 0

    Të tjera