Kthehu lart

Baton Haxhiu ‘kërcënon’ Limajn për demarkacionin

Baton Haxhiu ‘kërcënon’ Limajn për demarkacionin GazetaExpress

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj është ftuar në Zonën B, por nuk u prit zakonshëm nga gazetari Baton Haxhiu.

Haxhiu nisi që në fillim një shaka me Limajn, duke i bërë edhe një ‘kërcënim’.

Haxhiu me shaka i ka thënë Limajt që qëllimisht ka vendosur që emisioni të mbahet në këtë studio, pasi siç tha ai, ose duhet të premtojë që Demarkacioni kalon ose ‘do ta hedhë nga lartë’.


“Është hera e parë që Limaj është në këtë studio. E kemi vendos aq lartë për arsye se nëse nuk premton sonte se do të kalojë demarkacioni nuk kemi kurgjo tjetër veç me gjujtë prej këtuhit”, tha Haxhiu duke qeshur.

Limaj u kaplua nga të qeshurat, e më pas mori edhe dy fjalë nga Haxhiu, i cili i kërkoi Limajt të premtojë ose ‘studio do të bëhet ring boksi’.

    Data: 19 Mars 2018 21:16
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera