Kthehu lart

Bashkëthemeluesi i LDK'së: Ishim të vetëdijshëm se Kosova nuk çlirohet pa luftë

Bashkëthemeluesi i LDK'së: Ishim të vetëdijshëm se Kosova nuk çlirohet pa luftë GazetaExpress

Njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rexhep Gjergji, ka kujtuar periudhën e viteve 90-ta, kur në Kosovë lufta ishte në “prag”.

Në një rrëfim në Zona B në Klan Kosova, Gjergji ka treguar se gjatë asaj kohe atij i është dukur e pamoralshme ta quante veten “lider”.

“Ndjenja emocionale dhe përjetimi i asaj situate të rëndë duke parë shtëpia duke u djegur më bënin të pafuqishëm”.

“LDK ka pasur organizim për luftë që nga vera e vitit 1990 por situata dhe zhvillimet që ndodhnin atëherë tregonin se lufta po vinte”.

“Situata ishte e tillë dhe ne kemi qenë të vetëdijshëm që Kosova pa luftë nuk çlirohet”.

    Data: 07 Mars 2018 22:22
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera