Kthehu lart

B Corps lancohet në Evropë, Kosova pjesë e saj

B Corps lancohet në Evropë, Kosova pjesë e saj GazetaExpress E mërkurë, 22 Prill 2015 10:41

​Sot, në Amsterdam të Holandës, do të mblidhen liderët e biznesit të Evropës për të festuar hapjen zyrtare të lëvizjes se Korporates B (B Corp ose Benefit Corporation), e cila kishte sukses në SHBA, Amerikën e Jugut, Kanada dhe Australi. Prezantimi i certifikimit të korporatës B (B Corp) në tregun evropian përcakton bazat për një rritje të markave të gjelberta, të cilat nxisin ndikimin e pergjegjësisë sociale. Levizja e B Corp synon të inspirojë gjithë njerëzit për të përdorur mënyrën më të mië e të bërit biznes etik.

Korporatat B të certifikuara, përmbushin standardet rigoroze të perfomrances sociale, mjedisore, transparences dhe llogaridhënjes. Pasiqë, tregu evropian ka një kërkesë në rritje për produktet e qëndrueshme organike, certifikimi i standardeve te Korporatave B janë më se të mirëpritura. Kompanitë si Ben & Jerry’s, Patagonia dhe Banka Triodos, gjithnjë e më shumë janë në dijeni se sot konsumatorët nuk kerkojnë vetëm prdukte të mira, por edhe kompani të mira.

“Certifikimi B Corp është i përshtatshëm shumë për kompanitë evropiane që tashmë veprojnë në mënyrë të qëndrueshme ", thotë Leen Zevenbergen, një ndërmarrës serik i cili udhëheq lëvizjen Evropiane të B Corp. " Ky certifikim do të jete pikë referimi për ata që kërkojnë të përmirësojnë ndikimin për punëtorët, shoqërinë si dhe mjedisin.

B Corp vjen edhe në Kosovë përmës Kolegjit Universum, i cili është i ngarkuar për përfaqësimin e Benefit Corporation në Ballkan. Me ketë rast, kompanitë kosovare të cilat e kalojnë vlerësimin rigoroz të ekspertëvë më të njohur botëror në këtë fushë dhe përmbushin standardet e performancës sociale, mjedisore, transparences dhe llogaridhënjes, bëhën pjesë e klubit më prestigjioz botëror të kompanive me vlera dhe mund ta bartin nominimin ‘Certified B Corp’.

Lansimi i eventit Evropian

Mbi 1300 kompani globale që veprojnë ne 38 shtete dhe ne 121 industri, u jane bashkuar themelimit të kategorisë së më shumë se 60 Korporatave B Evropiane. Pasiqë, lëvizja ndërkombëtare B Corp po zgjerohet vazhdimisht në territorin evropian, tregu i ri synon të leshoj 1000 certifikata evropiane te B Corps nga viti 2017.

Sot, në eventin e hapjes në Amsterdam, themeluesit e lëvizjes B Corp dhe partnerët e saj global do të takojnë udhëheqësit evropianë për të ngritur vetëdijen e mënyrës më të mirë për të bërë biznes. Bashkethemeluesi i Laboratorit B, Bart Houlahan tha qe : "Ne jemi të ngazëllyer për të rritjen e kësaj dege në Evropë, e cila gjendet në Amsterdam, Holandë, e cila do t’i shërbejë komunitetit rajonal dhe do ti inkurajoje kompanitë që të jene jo vetëm më te mira në botë, por të jenë edhe më te mirat për botën. "

Marcello Palazzi, i cili është udhëheqës i lëvizjes B Corp për Evropë, ka shume plane të mëdha për këtë regjion. “Prej vitit 2014, jemi deshimtar që më shumë se 60 kompani evropiane janë certifikuar me sukses, edhe 500 kompani tjera regjionale aktualisht janë në process të certifikimit. Kjo levizje e certifikimit është duke u rritur pozitivisht, gjë që është jashtezakonisht emocionuese”.

    Data: 22 Prill 2015 10:41
    Autori: GazetaExpress

    Merr lajmet e fundit

    Të tjera