Kthehu lart

Autobusët e Shpendit prishen në ditën e parë të punës (Foto)

Autobusët e Shpendit prishen në ditën e parë të punës (Foto) GazetaExpress

Një nga autobusët e rinj urban të kryeqytetit të cilët filluan sot qarkullimin e tyre të parë, ka pësuar defekt.

Këtë e kanë bërë të ditur disa udhëtarë të cilët  kanë thënë se janë detyruar të kalojnë në transportuesin tjetër si pasojë e një prishjeje të autobusit në fjalë.

Ngjarja ka ndodhur saktësisht në lagjen ‘’Sofali’’, ndërkaq fotografitë më poshtë dëshmojnë më së miri gjendjen e udhëtarëve të cilët u detyruan të kalojnë në një autobus tjetër për në destinacionin e tyre.

Gazeta Express sjell disa foto që tregojnë gjendjen e këtij autobusi. 

 Ndërkaq Kryeshefi ekzekutiv i sektorit urban, Halil Mustafa, i ka thënë Klan Kosovës se autobusi në fjalë ka pasur probleme me rrjedhje të naftës.

Ai ka premtuar se shumë shpejt autobusi do të rregullohet dhe do i rikthehet qarkullimit

Në dhjetor të viti 2016 kompania “Iveco”, kishte sjellë në Prishtinë 10 autobusët e parë. Ndërkaq 15 autobusë kanë arritur në fillim të muajit shkurt.

Trafiku Urban nëpërmjet një kredie prej 10 milionë euro të marrë nga BERZH-i ka blerë nga kompania çeke “Iveco” 51 autobusë.

Deri më tani në Prishtinë kanë arritur 25 sosh, kurse muajve në vijim pritet të vijnë edhe 26 tjerë.







    Data: 17 Shkurt 2017 18:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera