Kthehu lart

ATK-ja ka ngritur kallëzime penale dhe ka mbyllur lokale të lojërave të fatit në Deçan

ATK-ja ka ngritur kallëzime penale dhe ka mbyllur lokale të lojërave të fatit në Deçan GazetaExpress

Administrata Tatimore e Kosovës, përveç gjobave, mbylljeve të lokalëve dhe konfiskimeve, gjatë aktiviteteve të fundit që kanë zhvilluar inspektorët nga Drejtoria e Lojërave të Fatit, në komunën e Deçanit kanë ngritur edhe kallëzime penale për disa subjekte, thuhet në komunikatën drejtuar medieve.

“Gjatë një aksioni dyditësh në këtë komunë, janë mbyllur tri subjekte të lojërave të fatit, për të cilat janë lëshuar gjoba në vlerë 20,000 euro. Po ashtu, në këtë lokacion janë konfiskuar edhe 5 aparate (për veprimtarinë e lojërave të fatit). Inspektorët kanë hasur edhe në lokale të paidentifikuara te të cilat janë vendosur shiritat e mbylljes.

Aksioni në këtë komunë do të vazhdojë edhe më tutje, në mënyrë që të verifikohen të gjitha lokalet ku dyshohet se janë duke ushtruar veprimtarinë e tyre pa licencë.

Ndërsa, në një aksion tjetër i cili është zhvilluar me datën 18.09.2017, në Prishtinë konkretisht në lagjen "Kalabria" janë mbyllur tri lokale, të cilat nuk e kanë respektuar distancën 500 m larg institucioneve edukativo-arsimore, fetare e komunale. Për këto subjekte janë lëshuar gjoba në vlerë 9,000 euro"- njofton kumtesa e medieve. /Express

    Temat:
    Data: 21 Shtator 2017 10:31
    Autori: GazetaExpress
    • Rusët 'arrijnë' në Vushtrri

      Rusët 'arrijnë' në Vushtrri 0

    Të tjera