Kthehu lart

Arrestohen tre serbë në Gjilan, nuk zbatuan urdhrin e Policisë

Arrestohen tre serbë në Gjilan, nuk zbatuan urdhrin e Policisë GazetaExpress

Policia e Kosovës më 07 mars 2018, rreth orës 02:15, gjatë patrullimit në fshatin Pasjan, ka vërejtur veturën Audi A-6, me targa NI republika e Serbisë, të parkuar në vend të ndaluar për parkim.

“Të njëjtit i kanë hequr targat e veturës, por në ndërkohë vijnë tre të dyshuarit që të gjithë serbë shtetas të Kosovës, të cilët fillimisht nuk i kanë zbatuar urdhrat e policisë dha pas shqiptimit të dënimit, të njëjtit kanë penguar policët dhe kanë tentuar edhe për ti sulmuar fizikisht. Në rast janë kyçur edhe njësite policore nga Stacioni i Gjilanit, ku janë arrestuat tre të dyshuarit të cilët janë intervistuar nga ana e policisë së Kosovës në prani të avokatëve mbrojtës, të cilët më pastaj me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 h”, thuhet në komunikatën për media.

Gjithashtu, theksohet se rasti procedohet në prokurori me kallëzim penal “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës”.

    Data: 08 Mars 2018 08:52
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera