Kthehu lart

Arrestohen 3 persona të dyshuar që planifikonin sulm terrorist në Berlin

Arrestohen 3 persona të dyshuar që planifikonin sulm terrorist në Berlin GazetaExpress

Autoritetet gjermane kanë arrestuar në Berlin tre persona të dyshuar për lidhje me grupimin terrorist Shteti Islamik. Sipas mediave gjermane, personat e arrestuar ishin duke planifikuar një sulm të madh në Gjermani.

Gjatë operacionit për kapjen e tyre, polica bastisti edhe një xhami në zonën e Moabit në Berlin ku mendohet se të arrestuarit e kishin frekuentuar.

Për këtë xhami, policia ka patur dyshime se përdorej për të rekrutuar anëtarë të rinj të ISIS.

Anis Amri, i cili vrau 12 persona në tregun e Krishtlindjeve në Berlin më 19 dhjetor 2016, frekuentonte gjithashtu këtë xhami.

    Data: 31 Janar 2017 23:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera