Kthehu lart

Arbër Vllahiu aderon në AAK: Këtu e gjeta shtëpinë e duhur

Arbër Vllahiu aderon në AAK: Këtu e gjeta shtëpinë e duhur GazetaExpress E premte, 19 Maj 2017 11:30

Ish-gazetari Arbër Vllahiu ka zyrtarizuar edhe sot përmes një konference për media aderimin e tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai thotë se AAK-ja është adresa e duhur për t’i dhënë më shumë vendit dhe për të kontribuar në zhvillimin e Kosovës.

“E konsideroj një prej ndereve më të mëdha për t’i kontribuar vendit. Ka qenë koha për t’u inkuadruar në politikë, ju zoti Haradinaj do t’i jepni këtij vendi më shumë. Jemi njerëz që po e vlerësojmë momentin për të kontribuar së bashku.

Këtu kam pa shtëpinë dhe një adresë të duhur të ecim para, drejt zhvillimit të këtij vendi  dhe e konsideroj se kjo është adresa dhe rrugëtimi ynë i përbashkët për të ecur drejt këtij zhvillimi, faleminderit për besimin dhe shansin e dhënë”, u shpreh Vllahiu.

Ndërkaq, Haradinaj e quajti Vllahiun një emblemë të BBC-së e njohës shumë të mirë të temave politike.

“Qëllimi ynë është që t’i japim vendit tonë mundësinë që ta ndreqim gjendjen në vend dhe t’i japim perspektivë qytetarit tonë”, tha Ramush Haradinaj.

    Data: 19 Maj 2017 11:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera