Kthehu lart

Ambasadori amerikan në Serbi: Paqja dhe stabiliteti i rajonit varen nga Prishtina dhe Beogradi

Ambasadori amerikan në Serbi: Paqja dhe stabiliteti i rajonit varen nga Prishtina dhe Beogradi GazetaExpress

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beograd është shumë i rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve në mes Serbisë dhe Kosovës

Duke komentuar vizitën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit ai ka thënë se ky ishte një vendim i duhur.

“Paqja dhe stabiliteti i rajonit varen nga Prishtina dhe Beogradi”, ka thënë Scott, transmeton Lajmi.net.

Në lidhje me vrasjen e Ivanoviqit, ai ka thënë se pret shkëmbim të informacioneve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Nëse Serbia ka informacione që mund të kontribuojnë në hetime atëherë duhet dhënë. Në të njëjtën kohë, ne inkurajojmë Kosovën që të jetë e hapur dhe të ndajë informacion me autoritetet serbe sepse kjo është mënyra më e mirë për të zbuluar të vërtetën”, iu ka thënë Scott gazetarëve.

    Data: 25 Janar 2018 13:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera