Kthehu lart

Albin Kurti thotë se politikanët e VV’së duhet të varfërohen, e jo të pasurohen

Albin Kurti thotë se politikanët e VV’së duhet të varfërohen, e jo të pasurohen GazetaExpress

Baba i Vetëvendosjes, Albin Kurti në paraqitjen e platformës së tij para anëtarëve të kësaj partie, tha se asnjë nga politikanët e VV’së nuk duhet të pasurohen, madje, ata duhet të varfërohen. Por, këtë paraqitje të Kurtit sot, e bojkotuan kryetari i Kamenicës, i cili dha dorëheqje para disa dite nga pozitat e tij në këtë parti. As kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk ishte i pranishëm.


“Nga aktivizmi nuk guxon të pasurohesh materialisht. Nuk duhet të bëhen politikanet e lëvizjes më të pasur se kur kanë hy në VV, bile preferohet të bëhen më të varfër”, tha Kurti.

Ai tregoi se do të angazhohet që të ketë decentralizim pagash në VV që të mos përfitojnë vetëm disa njerëz në Prishtinë.

“Në vend që të rriten rrogat e pak njerëzve në kryeqytet, të rritet numri i të punësuarve gjithandej në Vetëvendosje”, porositi Kurti.

Kurti foli edhe për më shumë mbledhje të strukturave të VV-së.

“Ne duhet të gabojmë sa më shumë me njëri-tjetrin, që të gabojmë sa më pak me qytetarin. Nuk do të ketë dikush që flet nga lart e të tjerët që dëgjojnë poshtë”, tha Kurti./Express/

    Data: 13 Janar 2018 17:47
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera