Kthehu lart

Albin Kurti del kundër shkëmbimit të territoreve, thotë se ide të tilla çojnë në luftë të re

Albin Kurti del kundër shkëmbimit të territoreve, thotë se ide të tilla çojnë në luftë të re GazetaExpress

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka dhënë një intervistë për gazetën serbe Danas duke folur kështu edhe për propozimin për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti ka thënë se ideja e tilla për shkëmbimin e territoreve janë të dëmshme dhe me pasoja të padurueshme. 

Ka thënë se këto ide vinë nga politikët autoritarë në Serbi.

“Kishte ide të ndryshme për ndarjen dhe shkëmbimin e territorit, por këto janë teza të dëmshme me pasoja të padurueshme. Këto ide vijnë nga politikanët autoritarë në Serbi, të cilët konsiderojnë se territori është pronë private e sundimtarëve dhe jo një shtet i shtetasve të shtetit. Politikanët autoritarë nuk e pranojnë Republikën sepse ato kryesisht nuk kuptohen. Ata janë tregtarët e mallrave, për ta gjithçka është një mall vlera e të cilit llogaritet”, ka thënë Kurti në këtë intervistë.

Kurti ka thënë se tema për shkëmbimin e territoreve do të thotë përgatitje për një luftë të re.

“Duke folur për ndarjen dhe shkëmbimin e territorit do të thotë përgatitje për një luftë të re”, ka thënë Kurti.

    Data: 17 Shkurt 2018 23:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera