Kthehu lart

Akuzat e Rusisë në OKB ndaj Kosovës

Akuzat e Rusisë në OKB ndaj Kosovës GazetaExpress E martë, 14 Nentor 2017 19:13

Vasily Nebenzya ambasadori i rus në mbledhjen e sotme në OKB ka akuzuar Kosovën për siç ka thënë ai stagnim të bisedimeve.

Ai tha se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës “po stagnon” dhe se sipas tij, ngjarjet në Kosovë kërcënojnë të rrezikojnë gjithë rajonin.

“Projekti i Republikës së Kosovës në mënyrë të qartë ka dështuar. Nuk është e qartë as kur Gjykata Speciale për krimet e UÇK’së do të fillojë të funksionojë. Këto janë çështje shumë serioze dhe një numër i madh i aktorëve po tenton t’i shtyjë nën tepih”, tha ambasadori rus.

Ndërkaq, Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitakunë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB’së edhe një herë ia ka bërë të ditur Serbisë se Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe kjo gjë nuk mund të ndryshoj.

    Temat:
    Data: 14 Nentor 2017 19:13
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera