Kthehu lart

Akuza Presidentit: Po e zvarrit qëllimshëm seancën e Kuvendit

Akuza Presidentit: Po e zvarrit qëllimshëm seancën e Kuvendit GazetaExpress E hënë, 17 Korrik 2017 14:33

Lajmi i cili ka qarkulluar në media kinse sot gjatë ditës do të mblidhet Kryesia e vjetër e Kuvendit për të caktuar seancën konstituive të Kuvendit, del të jetë i pavërtetë.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka thënë për Indeksonline se thirrjen e seancës duhet ta bëjë Hashim Thaçi dhe pastaj të mblidhet kryesia e Kuvendit.

Sipas Dërgutit, pasi Thaçi ta thërrasë seancën konstituive atëherë do të mblidhet Kryesia e Kuvendit, por deri më tani nuk ka një kërkesë të tillë.

“Deri më tani po e shohim vetëm një zvarritje të qëllimshme nga ana e Hashim Thaçit”, ka thënë Dërguti.

Në anën tjetër, edhe zyrtarë për marrëdhënie me publikun në Kuvendin e Kosovës thonë se ata nuk kanë asnjë informatë se kur do të mblidhet kryesia.

“Ne si zyrë e informimit deri më tash nuk kemi asnjë informacion se kur do të mblidhet Kryesia”, kanë thënë zyrtarët për media të Kuvendit.

    Data: 17 Korrik 2017 14:33
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera