Kthehu lart

Akuza e Papës për shpifje shkakton zemërim të viktimave seksuale në Kili

Akuza e Papës për shpifje shkakton zemërim të viktimave seksuale në Kili GazetaExpress

Papa Françesko ka shkaktuar zemërim në Kili pasi akuzoi viktimat e një prifti pedofil për shpifje.

Ati i Shenjtë tha se nuk kishte asnjë provë për pretendimet e tyre se abuzimi nga baba Fernando Karadima ishte mbuluar nga një burrë tjetër, peshkopi Juan Barros.

"Nuk ka një provë të vetme kundër tij (peshkopit Barros), është e gjitha shpifje. A është e qartë?" tha Papa.

Një viktimë e Karadimës tha se lutja e mëparshme e Papës si ndjesë ndaj viktimave të abuzimit seksual të klerikut ishte "bosh".

Papa i bëri komentet e tij të enjten para se të mbante meshën jashtë qytetit të Iquique, në Kilin e veriut.

"Ditën që dikush më sjell prova kundër Peshkopit Barros, atëherë do të flas", u tha Papa gazetarëve.

    Data: 19 Janar 2018 22:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera