Kthehu lart

Aktivisti i VV'së që ishte arrestuar duke mbrojtur Shpendin: Policia më tha se ai do të tradhtojë

Aktivisti i VV'së që ishte arrestuar duke mbrojtur Shpendin: Policia më tha se ai do të tradhtojë GazetaExpress

E mbrojti Shpend Ahmetin por më pas u arrestua nga Policia. Por tri vite më pas, aktivisti i VV’së, Hysen Pllava është bërë pishman që i kishte dal në mbrojte kreut të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit.

Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, mbrëmë dha dorëheqje nga të gjitha pozitat në LVV.  Ani pse kjo lëvizje e ngriti dhe ia dha hapësirën më të madhe se cilido brenda organizatës. Dy herë e kishin kandituar për ta marrë udhëheqjen e Prishtinës, të cilën edhe e mori. Por dorëheqja e Ahmetit, i ka zhgënjyer aktivistët e VV’së. Madje ka edhe prej atyre që kanë sakrifikuar edhe burgun për kreun e Prishtinës.

Kështu po thotë Hysen Pllava. Ai përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar për rastin kur ai ishte arrestuar duke e mbrojtur Shpend Ahmetin, gjë për të cilën ai tashmë është penduar si shkak i dorëheqjes që Ahmeti dha mbrëmë duke u larguar nga VV-ja.

Pllava madje tregon rastin se si njëri nga Policët i tha “hiqu Shpend Ahmetit se ai se meriton sakrificën tënde”, ai madje thotë se ka qenë ky polici i cili i tha se Shpend Ahmeti do të ju tradhtoj, sepse është njeri pa dinjitet.

“Unë mendova se po me provokon ju vërsula si luani dhe i thashë kure Shpendi se tradhton”, ka shkruar ai.

E aktivisti i Vetëvendosje, përmes këtij shkrimi i ka kërkuar falje atij polici, i cili sipas tij paska pasur të drejtë sepse Shpend Ahmeti ka tradhtuar LVV dhe Albin Kurtin.

Ky është postimi i plotë i Hysen Pllavës në Facebook:

“Para tre viteve e mbrojta Shpend Ahmetin dhe si pasoj me arrestuan ne Prishtin dhe me derguan ne paraburgim ne Podujev.

Mbas dy ditve naten ne ora 1h me liruan,ku prezente ne paraburgim ishin tre polic,dhe me than je i lire,nenshkruje kete leter.

Por njeri nga tre polic me tha: 

O Hysen Pllava hiqu Shpend Ahmetit se ai smeriton sakrificen tende,une i thash pse?
Polici me tha mbaje mend Hysen Pllava ai ka me ju tradhetu ai njeri ska asnje dinjitet se e njofi mire.

Une mendova se po me provokon ju versula si luani dhe i thash kure Shpendi se tradheton

LVV dhe Albin Kurtin.

Por publikisht i kerkoi falje Policit sepse polici ka pasure drejte.
Shpend Ahmeti na tradhetoi LVV dhe Albinin.”

    Data: 08 Mars 2018 18:36
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera