Kthehu lart

Aktivistët e VV-së e bëjnë për pesë pare Shpend Ahmetin, nuk lënë gjë pa i thënë

Aktivistët e VV-së e bëjnë për pesë pare Shpend Ahmetin, nuk lënë gjë pa i thënë GazetaExpress

Dorëheqja e Shpend Ahmetit, kryetarit të Prishtinës, nga të gjitha pozitat në Vetëvendosje, ka ngritur pakënaqësi të shumta te aktivistët e kësaj partie, që e kanë vërshuar atë me komente nga më të ndryshmet në rrjetet sociale, duke i kërkuar edhe që të dorëhiqet, shkruan Gazeta Express

Goditja e fundit, partisë që thirret për grupin më të madh parlamentar në Kuvend, iu bë nga kryetari i Prishtinës, që për dy mandate fitoi këtë post nën petkun e VV-së.

Ndonëse Ahmeti për t’i ikur linçimit zgjodhi që letrën e dorëheqjes të mos e shpërndajë në rrjetet sociale, ndryshe nga të dorëhequrit e tjerë, ai nuk u ka shpëtuar ofendimeve të shumta.

Në postimet që i kishte bërë më herët, ai është ofenduar në mënyra të ndryshme, duke iu kërkuar kështu që së bashku me dorëheqjen nga pozitat brenda partisë, të dorëzojë edhe mandatin e kryetarit të komunës.

Kujtojmë që Shpend Ahmeti është përfolur tash edhe sa kohë si çelës i bashkimit brenda kësaj partie, duke u thënë se ai ishte edhe i dërguar i Albin Kurtit për negociata me të dorëhequrit.

Si duket joshja me postin e kandidatit për kryeministër, për të cilën është përfolur se do t’i ofrohet atij nga Partia Socialdemokrate e Dardan Molliqajt e Visar Ymerit ka qenë edhe arsyeja pse ai ka ndërruar kahje. /Express/

    Data: 08 Mars 2018 08:28
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera