Kthehu lart

Aksident në autostradën 'Ibrahim Rugova', humb jetën kalimtari (Foto)

Aksident në autostradën 'Ibrahim Rugova', humb jetën kalimtari (Foto) GazetaExpress

Një person në mes të moshën 30-40 vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme në autostradën ‘Ibrahim Rugova’. Policia njofton se në daljen Veriu në Prizren, rreth orës 17:00 një makinë ka goditur një këmbësor vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Viktima ende nuk është identifikuar dhe policia për këtë kërkon ndihmë.

“Lidhur me aksidentin me pasoja fatale, Policia e Kosovës jep këto detaje të viktimës me qëllim të identifikimit të tij. Mosha: 30-40 vjeqar, Gjatësia: 165 cm, Flokët: ngjyrë kafeje, Sytë: e kaftë,Veshja: farmerka të kaltërta, maicë ngjyrë hiri me vija të bardha, këpucë dhe çorape të zeza.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës njofton dhe njëherit kërkon nga të gjithë qytetarët se kushdo që ka informacione apo e njeh personin me përshkrimin në fjalë të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionet më të afërta policore apo në nr.192.


    Data: 12 Gusht 2017 21:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera